PDK-ja mblidhet, diskutohet për seancën e 9 shtatorit dhe zhvillimet politike
07 shtator 2026
| 15:33
Grupi parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë nisur një mbledhje të përbashkët, ku në qendër të diskutimit është seanca e caktuar për 9 shtator, si vazhdim i seancës konstituive të Kuvendit.
Nga kjo parti kanë bërë të ditur se gjatë këtij takimi do të shqyrtohen po ashtu zhvillimet e fundit politike në vend dhe do të përcaktohen hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë PDK-ja.



