Haxhiu pret ambasadorin e ri belg, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Belgjikë

08 shtator 2026 | 15:36

Ushtruesja  e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri dhe sukses në misionin e tij diplomatik në Kosovë.

Gjatë takimit, sipas Haxhiut, është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve, si dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Haxhiu ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi miqësi, partneritet dhe mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.

“Shpreha bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Dusaucy do t’i avancojmë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe do të hapim fusha të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Belgjika e ka mbështetur Kosovën që nga periudha e luftës, njohja e hershme e pavarësisë e deri te proceset e shtetndërtimit dhe integrimit euroatlantik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka përcjellë një mesazh për…