Rezultatet e PISA-s, Besa Ismaili me kritika të forta ndaj Qeverisë

08 shtator 2026 | 20:39

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, profesoresha, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA-s, duke kritikuar ashpër gjendjen e sistemit arsimor në Kosovë.

Ajo i ka cilësuar rezultatet e PISA-s si “aktakuzë ndaj sistemit arsimor të kapur nga paaftësia, improvizimi dhe mungesa e përgjegjësisë politike”.

Sipas Ismaili-Ahmetit, rezultatet janë dëshmi e dështimit të politikave arsimore të hartuara pa vizion, vazhdimësi dhe mekanizma të mjaftueshëm të llogaridhënies.

Ajo ka kritikuar edhe institucionet arsimore dhe një pjesë të mësimdhënësve, duke thënë se nuk po arrijnë ta shndërrojnë dijen teorike në aftësi praktike, mendim kritik dhe zgjidhje të problemeve.

“Qeveria që arsimin e përmend vetëm gjatë fushatave, ministria që prodhon strategji pa i zbatuar ato dhe institucionet që heshtin përballë rënies së cilësisë mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike”, ka shkruar ajo.

Ismaili-Ahmeti ka kërkuar depolitizim të institucioneve, investime në edukimin e hershëm, rishikim të teksteve dhe kurrikulave, si dhe financim të bazuar në nevoja dhe rezultate, e jo në interesa partiake dhe kalkulime elektorale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa, po afrohet 16 shtatori, data kur do të shpallet…