Lushtaku: Të shtunën marshohet për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare
09 shtator 2026
| 14:43
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar edhe një herë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në Marshin Protestues “Kosova po Pret”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Ai ka bërë me dije se të shtunën qytetarët e Skenderajt do të nisen në mënyrë të organizuar drejt Prishtinës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se marshohet për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës çlirimtare.
“Të dashur qytetarë, të shtunën, më 12 shtator, nisemi të organizuar nga Skenderaj drejt Prishtinës për Marshin Protestues ‘Kosova po Pret’. Ju ftoj që t’i bashkoheni kësaj thirrjeje për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare!”, ka shkruar Lushtaku.



