Sadiku: LV-ja dëshiron do ta çojë poshtë këtë vend

09 shtator 2026 | 14:14

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset shteti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sadiku e ka përshkruar situatën si një “katrahurë politike”, duke shprehur edhe zhgënjimin e tij me zhvillimet e fundit.

“Për besë është cirku që Vetëvendosja e ka instaluar në shtet, është njëfarë katrahure politike. Unë kam filluar me besuar që këta me të vërtetë po duan ta çojnë poshtë këtë vend, nuk po di qysh me shpjeguar ndryshe”, ka deklaruar Sadiku.

Ai i ka cilësuar zhvillimet politike si “lojëra banale” dhe të paarsyeshme.

“Këto janë lojëra banale, të paarsyeshme, s’kam fjalë, jam pak i dëshpëruar sot me këtë vendin tim”, është shprehur deputeti i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…