Rama: Për një nënshkrim të Muratit, ‘Pastrimi’ humbi 74.1 milionë euro financim nga Gjermania

10 shtator 2026 | 15:21

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se për shkak të një nënshkrimi të tij, Komuna e Prishtinës, përkatësisht ndërmarrja “Pastrimi”, ka humbur 74.1 milionë euro financim nga qeveria gjermane.

Në një konferencë për medie, Rama ka njoftuar se të premten do të hidhet për votim në Asamblenë Komunale themelimi i ndërmarrjes së re komunale të pastrimit.

“Prishtina, siç e keni parë, ka humbur 74.1 milionë euro financim nga qeveria gjermane, vetëm për një nënshkrim të Hekuran Muratit. Dmth, ndërmarrja ‘Pastrimi’ i ka humbur 74.1 milionë euro sepse Hekuran Murati nuk e ka nënshkruar. Të ndodhur përballë këtij absurditeti dhe gjendjes alarmante me mbeturina, ne kemi vendosur që ta krijojmë ndërmarrjen e re komunale të pastrimit, siç e kanë komunat tjera, si Fushë-Kosova e Obiliqi”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të…