Hamza deklarohet sërish: PDK-ja nuk merr pjesë në Kuvend deri në përgjigjen e plotë nga Kushtetuesja

11 shtator 2026 | 12:36

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar sërish para mediave pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, pasi kandidatja e kësaj partie, Vlora Çitaku, nuk u zgjodh nënkryetare.

Hamza ka thënë se për çdo shkelje kushtetuese që, sipas tij, ka ndodhur gjatë këtij procesi, PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

“Brenda afateve ligjore dhe kushtetuese. Këtu ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seancat e Kuvendit, deri në përgjigjen e plotë nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, para…