Ndërprerja e seancës, Hoti: Jemi jashtë spektrit kushtetues
11 shtator 2026
| 12:34
Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, para mediave është deklaruar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancat konstituive sa herë që ato të thirren.
Megjithatë, ai ka theksuar se situata aktuale politike është jashtë spektrit kushtetues.
“Sa herë që ftohet seanca, ne do të marrim pjesë, por të jemi të qartë, jemi jashtë, jo në kundërshtim me kushtetutën, por jemi komplet jashtë spektrit kushtetues, çdo sjellje që bëhet”, ka deklaruar Hoti.



