Musliu-Shoshi: Sot ranë maskat, u pa qartë kush e do bllokadën

11 shtator 2026 | 12:38

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lëshuar sot sallën e Kuvendit pasi kandidatja e kësaj partie për nënkryetare, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se “sot ranë maskat”, duke thënë se u pa qartë se kush e dëshiron funksionalizimin e institucioneve dhe kush, sipas saj, bllokadën.

“Sot ranë maskat! PDK-ja votoi kandidatin për konstituimin e Kuvendit. LV-ja nuk e votoi. U pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën. TURP!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Votimi erdhi pasi grupet parlamentare nuk arritën dakordim që zgjedhja e nënkryetarëve të bëhej në pako, ndërsa LVV-ja kërkoi që votimi të zhvillohej veç e veç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
100 vjet, pushka n’Drenicë; 100 vjet, për pa da hiç;…