Nagavci: LV-ja voton nga një kandidat të PDK-së e LDK-së, por jo Çitakun
11 shtator 2026
| 12:39
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj nuk do ta votojë Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.
Nagavci ka thënë se LV-ja është e gatshme të votojë një kandidat të PDK-së dhe një të LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun.
“Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, siç i takon, por s’mund të votojmë zonjën Çitaku”, ka deklaruar Nagavci.
Në votimin e zhvilluar, deputetët e PDK-së kanë votuar pro kandidatit të LV-së, Ardian Gola, për nënkryetar të Kuvendit.
Edhe deputetët e LDK-së kanë votuar pro Golës dhe Çitakut.



