Haxhiu thërret vazhdimin e seancës konstituive sot në orën 14:00

11 shtator 2026 | 13:00

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për sot në orën 14:00 vazhdimin e seancës konstituive.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca konstituive është ndërprerë më herët pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku, për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.

Ndërkohë, kandidati i LVV-së, Ardian Gola, ka marrë 119 vota, me vetëm një votë kundër, duke u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Pas mosvotimit të Çitakut, deputetët e PDK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit dhe kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, ndërsa kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Këtu ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seancat e Kuvendit, deri në përgjigjen e plotë nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ajete ZOGAJ “Eh...Kosovë...Kosovë..., edhe gjumin edhe vdekjen për njerëzit…