Hamza: Prej sot PDK-ja nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese
11 shtator 2026
| 12:04
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas moszgjedhjes së Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, është deklaruar për medie.
Hamza ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend t’i japë vendit institucione.
“Albin Kurti nuk e ka ndërmend vendit me i dhënë institucione”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka thënë se, prej sot, PDK-ja nuk sheh arsye për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.
“Ne do ta referojmë dhe do ta dërgojmë lëndën në Kushtetuese”, ka shtuar Hamza.



