Haxhiu ndërpret seancën konstituive
11 shtator 2026
| 12:08
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është ndërprerë seanca konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Haxhiu ka bërë të ditur se ndërprerja ka ardhur pasi në sallë nuk ka pasur propozim të ri nga PDK-ja për këtë pozitë.
Në votimin e parë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk ka marrë votat e mjaftueshme, pasi deputetët e LV-së kanë refuzuar ta votojnë.
Pas kësaj, grupi parlamentar i PDK-së ka lëshuar sallën e Kuvendit.
Paraprakisht, deputetët e PDK-së kishin votuar pro kandidatit të LV-së, Ardian Gola, për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.



