Edi Rama: Liri për çlirimtarët – Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

12 shtator 2026 | 10:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet rreth ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe procesit gjyqësor në Hagë.

Rama ka shprehur bindjen se Thaçi do të triumfojë, duke theksuar se liria nuk mund t’i merret askujt.

“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🕊️”, ka shkruar Rama në fillim të postimit.

Ai ka thënë se, pavarësisht asaj që e quan “farsë” dhe zhvillimeve të deritanishme, beson se e vërteta e Thaçit do të triumfojë.

“Siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund. Dhe ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij”, ka shkruar Rama.

Në fund, kryeministri shqiptar ka theksuar se vitet e kaluara në burg vetëm sa e kanë forcuar, sipas tij, këtë të vërtetë, duke përmendur edhe mbështetjen e shqiptarëve.

“Vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe, bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka përfunduar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, lidhur me marshin solidarizues paqësor, i cili…