Plan operativ në Mitrovicën e Veriut, policia ndalon veturat me simbole kombëtare
12 shtator 2026
| 21:32
Policia e Kosovës po realizon një plan operativ në Veri të vendit, duke mos lejuar kalimin e veturave me simbole kombëtare.
Lidhur me këtë situatë është deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se masat janë ndërmarrë për shkak të mundësisë së prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
“Për shkak të mundësisë së prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani.



