Ramadani pas votimit të qeverisë Kurti: Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar përbërjen e qeverisë Kurti 4 e po ashtu edhe premtimet për mandatin e ardhshëm.
Ai ka deklaruar se Kurti do të ulet në kolltuqet qeveritare vet i 21-ti, ndërkaq premtimet nuk i kanë lëvizur që nga viti 2021.
“Vet i 21-ti në kolltuqe qeveritare, Kurti sot e tha qartë edhe vet se ekspozeja është e njëjta, sikurse që ka qenë. Vërtetë janë premtimet e njëjta pothuajse 100% që nga viti 2021. Pra, s’ka lëvizur gjë që nga ajo kohë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Sipas tij, nuk kishte asgjë të re as në përmbajtje dhe as në ekip, sepse sipas tij, përsëritja e fjalëve është krejt çka po ndodh që sa vite.
“Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë! Fjalë dhe vetëm fjalë!”, ka shkruar Ramadani, ai dhe partia e të cilit nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme ku është votuar qeveria.



