Zemaj për ekspozenë e Kurtit: E njëjta propagandë, por mashtrimi është deshifruar

13 shtator 2026 | 16:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar programin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, pas fjalimit të tij në Kuvend.

Zemaj ka thënë se programi i Kurtit është i njëjtë me atë të mëparshmin, ndërsa sipas tij të njëjta janë edhe premtimet dhe arsyetimet.

“Programi i njëjtë. Premtimet e njëjta. Dështimet e pritshme. E njëjta propagandë, të njëjtat fjalë, të njëjtat arsyetime. Por këtë herë, mashtrimi është deshifruar”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

Deputetët e LDK-së nuk  kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku është votuar qeveria e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar përbërjen e qeverisë…