Agonia institucionale duhet të marrë fund

14 shtator 2026 | 08:58

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën aktuale institucionale në vend, duke e cilësuar atë si një “agoni të pashembullt institucionale” në Kosovën e pasluftës.

Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook,  ka shkruar se vendi prej muajsh po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe se është e nevojshme që kjo situatë të përfundojë.

“Me muaj e muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale. Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Agonia institucionale duhet të merr fund!

Me muaj e muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale.

Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë. Secila dhe secili, veç e veç dhe në tërësi, janë të bindur se diçka duhet të ndryshojë. Madje, edhe këta që udhëheqin jashtë-kushtetutës.

E qartë se secila dhe secili e ka bindjen e vet se si do të dukej ndryshimi. Për këtë, duhet të vendosin qytetarët e Kosovës.

Në çdo rast, premisa themelore është përfundimi definitiv i kësaj agonie. Kësaj agonie institucionale të pashembulltë në Kosovën e pasluftës.

Në situata të tilla, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është e vetmja rrugë e artë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti Politolog Nuk do të pranojmë asnjë vendim të…