Vendimi i drejtë ka vetëm një emër: PAFAJËSI E PLOTË!

14 shtator 2026 | 08:57

Bardhyl Mahmuti
Politolog

Nuk do të pranojmë asnjë vendim të ndikuar politikisht për pafajësinë e dëshmuar gjatë tërë procesit gjyqësor.

Thirrja e institucioneve politike të BE-së drejtuar të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara në procesin politik kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duhet të shqetësojë çdo intelektual të globit, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, politike, religjioze apo kontinentale.
Në rrafshin juridik, procesi gjyqësor ka dëshmuan në mënyrë të pakontestueshme pafajësinë e plotë të katër burrështetasve të Kosovës që padrejtësisht janë mbajtur prapa hekurave që 5 vjet e 10 muaj e 10 ditë.
Në rrafshin politik, Trupi Gjykues ka dëshmuar njëanshmëri të skajshme duke refuzuar 100% të gjitha kërkesat e ekipeve të mbrojtjes, ndërkohë që ka miratuar 100% të gjitha kërkesat e prokurorisë.
Në këtë kontekst të gjithë duhet ta kenë të qartë se nuk do të pranojmë asnjë vendim të ndikuar politikisht për pafajësinë e dëshmuar gjatë tërë procesit gjyqësor.
Në këtë proces gjyqësor vendimi i drejtë ka vetëm një emër: PAFAJËSI E PLOTË!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, ka njoftuar se është vendosur…