Gashi: Nga sot fjalën e ka Gjykata Kushtetuese
14 shtator 2026
| 22:28
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai ka vlerësuar se çështja tashmë mbetet në duart e Gjykatës Kushtetuese, nga e cila pritet të përcaktohet rruga e mëtejshme.
Sipas Gashit, që nga 5 gushti është tejkaluar afati kushtetues me të cilin është përballur subjekti fitues i zgjedhjeve.
“PREJ SOT PARADITE, FJALËN E KA GJYKATA KUSHTETUESE. Që nga 5 gushti, fituesi i zgjedhjeve është përballur me një afat kushtetues të tejkaluar. Kjo nuk është më çështje retorike politike, por çështje e zbatimit të Kushtetutës. Tash le të flasë Gjykata. Pas vendimit, do të dihet rruga përpara dhe përgjegjësia politike për secilin”, ka thënë Gashi.



