Gruda dhe Tahiri shkojnë në Kushtetuese, PDK konteston zgjedhjen e qeverisë “Kurti 4”

15 shtator 2026 | 09:11

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar  edhe sot Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kanë dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nga PDK kanë deklaruar se mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe procedurat e ndjekura pas tij kanë probleme kushtetuese, ndaj dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e qeverisë.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, PDK iu drejtua Kushtetueses lidhur me konstituimin e legjislaturës së 11-të e cila e votoi qeverinë Kurti 4, pasi zgjodhi kryetaren dhe 4 nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet kushtetuese me qëllim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia e 2026 Primetime Emmy Awards u mbyll me disa…