Haxhiu pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re të Holandës, i uron sukses në misionin diplomatik
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur letrat kredenciale të ambasadores së re të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Astrid de Vries.
Haxhiu i ka uruar ambasadores de Vries mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj të ri diplomatik.
Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës, të cilat Haxhiu i ka cilësuar si të shkëlqyera dhe të ndërtuara mbi besim e bashkëpunim ndër vite.
“Hollanda ka qenë pranë Kosovës në etapa të rëndësishme të rrugëtimit tonë dhe vazhdon ta mbështesë fuqishëm të ardhmen tonë evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, me ambasadoren e re janë diskutuar mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe sigurinë.
Haxhiu i ka uruar ambasadores de Vries sukses në detyrën e re, duke e siguruar atë për bashkëpunim të plotë në funksion të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Holandës.



