Nipi i Jakup Krasniqit para verdiktit: Le të mbetet e paprekur e vërteta e historisë sonë

15 shtator 2026 | 12:31

Kanë mbetur më pak se 24 orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në prag të këtij momenti, Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, ka reaguar duke thënë se Kosova ndodhet para një momenti vendimtar për një pjesë të rëndësishme të historisë së saj.

“Kosova para fatit final të një pjese të rëndësishme të historisë së saj të lavdishme. Vetëm edhe një ditë na ndan nga aktgjykimi final”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se shpreson që historia e popullit të Kosovës të ruhet ashtu siç, sipas tij, e njeh bota dhe siç e ka përjetuar një popull i tërë.

“Lufta jonë për liri dhe barazi ishte një luftë e drejtë, e lindur nga vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë. Ajo nuk mund dhe nuk duhet të barazohet me agresionin serb. Ne ishim viktimat. Ne ishim ata që kërkuam lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se familja dhe qytetarët po e presin me shpresë dhe besim aktgjykimin.

“Sot, me shpresë dhe besim, presim aktgjykimin. Le të mbetet e vërteta e historisë sonë e paprekur”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çlirim Haziri, djali i veprimtarit dhe dëshmorit të kombit Xhavit…