Besa Ismaili bën thirrje për protestë paqësore: Asnjëherë dhunë, drejtësia kërkohet me dinjitet

16 shtator 2026 | 15:15

Ish-deputetja e PDK-së, profesoresha Besa Ismaili, ka bërë thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Ismaili është shprehur se dhuna dhe dëmtimi nuk duhet të jenë pjesë e protestave, duke theksuar se drejtësia kërkohet përmes dinjitetit, argumenteve dhe mjeteve demokratike.

“Asnjëherë dhunë. Asnjëherë dëmtim. Drejtësia kërkohet me dinjitet, argumente dhe mjete demokratike”, ka deklaruar Ismaili.

Ajo ka theksuar se protesta është një e drejtë, ndërsa fuqia dhe legjitimiteti i saj qëndrojnë te karakteri paqësor, mesazhi i qartë dhe sjellja konstruktive.

“Prandaj ju lus për hir të kauzave të drejta të popullit tonë dhe ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve që pakënaqësinë ta shprehin vetëm në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe demokratike”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është…