Joseph për vendimin e Hagës: Me pasoja të forta për Kosovën dhe rajonin

16 shtator 2026 | 14:17

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Joseph, në një postim në rrjetin social X, ka shkruar se të katër të akuzuarit, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë shpallur fajtorë.

“Të katër të pandehurit nga Kosova, përfshirë ish-Presidentin Thaçi, janë shpallur fajtorë në vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit nga Serbia, ky vendim do të jehojë me dyfishin e intensitetit negativ në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Joseph në platformën “X”.

Reagimi i profesorit amerikan vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka komentuar në Facebook…