Bajrami: Kosova nuk e zgjodhi luftën, zgjodhi të mos jetonte nën robëri

16 shtator 2026 | 14:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bajrami është shprehur se liria e Kosovës nuk përcaktohet nga dënimet e shqiptuara ndaj atyre që, sipas saj, luftuan për të.

“Liria nuk matet me vitet e dënimit të atyre që luftuan për të”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk e zgjodhi luftën, por zgjodhi të mos jetonte nën robëri.

“ Kosova nuk e zgjodhi luftën. Kosova zgjodhi të mos jetonte nën robëri”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka shtuar se kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet nga një aktgjykim, përfshirë atë të shpallur sot.

“Dhe këtë të vërtetë nuk e ndryshon asnjë aktgjykim, as ky i sotit”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me flamujt e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për politikën ekonomike dhe ministri…