Pas vendimit të Hagës, Agron Dedivanaj: “Historia e UÇK-së nuk fshihet me vendime!”

16 shtator 2026 | 13:44

Pas vendimit të shqiptuar në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtori i shkollës shqipe në Miçigan dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Agron Dedivanaj, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm patriotik për mbarë shqiptarët.

Në një moment që ai e cilëson të dhimbshëm për shqiptarët, Dedivanaj thekson se asnjë vendim gjykate, asnjë presion dhe asnjë padrejtësi e perceptuar nuk mund ta fshijë kujtesën historike dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Evropa, edhe kësaj here, si shumë herë më parë, në çastet kur duhej të dëgjonte zërin tonë, e anoi peshoren në favor të të tjerëve. Por ne shqiptarët e kemi mësuar nga historia se dinjiteti ynë nuk falet, liria jonë nuk harrohet dhe krenaria jonë kombëtare nuk matet me vendimet e të tjerëve.”

Sipas Dedivanajt, shqiptarët kanë kaluar shekuj përballë sfidave, padrejtësive dhe përpjekjeve për t’u mohuar të drejtën për të qenë të lirë. Megjithatë, ai nënvizon se shpirti shqiptar ka ditur gjithmonë të mbijetojë dhe të qëndrojë në këmbë.

“Mund të na gjykojnë, mund të na dënojnë, mund të përpiqen të na e ndryshojnë historinë, por nuk mund të na e ndryshojnë shpirtin. Nuk mund të na e shuajnë gjuhën. Nuk mund të na e heqin flamurin nga zemra. Nuk mund të na e fshijnë kujtesën e sakrificës.”

Duke folur nga diaspora shqiptare në Miçigan, Dedivanaj vë theks të veçantë te brezi i ri. Ai shprehet se detyra e shqiptarëve është që fëmijëve t’u përcillet gjuha, historia, kultura dhe dashuria për kombin.

“Ne nuk kemi vetëm një detyrë ndaj së kaluarës; kemi një amanet ndaj së ardhmes. Fëmijëve tanë duhet t’u mësojmë shqipen, t’u tregojmë historinë dhe t’u themi se të jesh shqiptar është nder, përgjegjësi dhe krenari.”

Mesazhi i tij përmbyllet me një thirrje të fortë për unitet kombëtar dhe ruajtjen e identitetit:

“Le të na provojnë sa të duan. Le të na zhgënjejnë sa të duan. Shqiptari nuk përkulet kur bëhet fjalë për dinjitetin e tij. Ne qëndrojmë në këmbë, me kokën lart, me flamurin kuqezi në zemër dhe me sytë nga e ardhmja.
Krenarë për rrënjët tona!
Krenarë për gjuhën tonë!
Krenarë për flamurin kuqezi!
Krenarë për ata që sakrifikuan për lirinë!
Gjithmonë shqiptarë! 🇦🇱❤️👐”

Ja postimi plotë:

Evropa, edhe kësaj here si shumë herë më parë, në çastet kur duhej të dëgjonte zërin tonë, e anoi peshoren në favor të të tjerëve. Por ne kemi mësuar nga historia se dinjiteti, e drejta dhe krenaria jonë kombëtare nuk maten me vendimet e të tjerëve. 🇦🇱

Shqiptarët kanë ditur të qëndrojnë në këmbë edhe kur janë ndier të lënë vetëm. Mund të na zhgënjejnë, mund të na anashkalojnë, por askush nuk mund të na e shuajë dashurinë për atdheun, gjuhën, flamurin dhe identitetin tonë.

Krenarë për atë që jemi. Krenarë për rrënjët tona. Gjithmonë shqiptarë! 🇦🇱❤️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas aktgjykimit të…