Blerim Latifi: Ky popull i han patriotët më të mëdhenj të tij
16 shtator 2026
| 14:12
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka komentuar në Facebook dënimin me dënim të përbashkët prej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Latifi tha se”ne kemi qenë brezi ma fatlum në krejt historinë e Kosovës, sepse jemi brezi i vetëm që e përjetuam lirinë dhe pavarësinë e saj”.
Por, Latifi thotë se është rikthyer “mallkimi i moçëm i historisë shqiptare”.
“Por, ndërsa po shijonim lirinë dhe pavarësinë, nuk po e hetonim se, pak nga pak, po rikthehej mallkimi i moçëm i historisë shqiptare: ky popull i han patriotët ma të mëdhenj të tij”, shkroi ai.



