E drejta dhe historia nuk mbrohen me komunikata e postime

16 shtator 2026 | 14:11

Lulëzim ETEMAJ

Verdikti i Gjykatës Politike të Hagës ka dëshmuar sot se as drejtësia e luftës së UÇK-së dhe as historia e Kosovës nuk mund të mbrohen me komunikata, as me postime në rrjete sociale.
Madje, as me mllefin, pezmin dhe indinjatën tonë të ligjshme!
Prandaj, të gjitha komunikatat e sotme, si kofin pas të vjelave, nuk e ndryshojnë vendimin e Hagës!
Ato janë, mbi të gjitha, për konsum politik ditor!
Betejën, si politike, ashtu edhe juridike, me Hagën duhet ta marrë në dorë shteti i Kosovës! Përballë një vendimi të tillë, Kosovës i duhet më shumë se reagimi i çastit: i duhet një qasje e organizuar, institucionale dhe e qëndrueshme.

Çdo gjë tjetër është farsë!

Poshtë Gjykata Speciale e Hagës!
Liri për çlirimtarët!
Rroftë UÇK-ja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar…