Gjini: Dënimet ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit janë tronditëse

16 shtator 2026 | 12:31

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjini ka thënë se dënimet ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit janë “tronditëse dhe thellësisht zhgënjyese”.

“Sot mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e tyre, me bashkëluftëtarët dhe me gjithë popullin e Kosovës. Ky aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike. Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi luftë të drejtë dhe çlirimtare kundër regjimit kriminal të Serbisë. Sot, Kosova është e lirë dhe sovrane falë luftës së djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe falë mbështetjes së pa rezervë të aleatëve tanë! Ta ruajmë Kosovën sepse në atë mënyrë nuk ju japim armiqve kënaqësinë që e presin. Kosova duhet të bëjë shumë më shumë që katër udhëheqësit e UÇK-së të shpallen të lirë në shkallën e dytë të gjykimit”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit…