128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët – dënimet e gjykatave në Hagë

17 shtator 2026 | 15:56

Gjykata Speciale dje ka shqiptuar dënime ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në verdiktin që ka nxitur reagime të shumta për padrejtësi, Thaçit dhe Krasniqit u është shqiptuar dënimi prej 25 vjetësh burgim, Veselit 18 vjet, ndërsa Selimit 13 vjet burgim.

Me këto dënime në shkallë të parë, është rritur numri i shqiptarëve të dënuar nga gjykatat për luftën e fundit në Kosovë, për dallim nga serbët.

Sipas një infografike të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë”, gjithsej 128 vjet burgim janë shqiptuar për shqiptarët, ndërsa 107 vjet për serbët.

Bëhet fjalë për dënimet e shqiptuara nga gjykatat me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se…