A u diskutua zhbërja e Speciales? Hamza: Po flasim për përshtatje në një situatë të re, jemi të gatshëm
17 shtator 2026
| 14:27
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se mbledhja e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar të PDK-së nuk është zhvilluar me qëllim të kërkesës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit dënues ndaj katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza, në një konferencë për media, është shprehur se PDK-ja nuk do t’i ikë përgjegjësisë lidhur me obligimet që, sipas tij, janë marrë në raport me këtë gjykatë.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se, varësisht nga hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në drejtim të kësaj çështjeje, ky subjekt politik i ka 22 nënshkrime të gatshme.
“Po flasim për përshtatje në një situatë të re, jemi të gatshëm”, ka deklaruar Hamza.



