Behrami: UÇK-ja nuk mund të shkëputet nga populli, pavarësia dhe NATO-ja

17 shtator 2026 | 12:52

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas aktgjykimit të djeshëm në Hagë, duke kritikuar qasjen e trupit gjykues ndaj kontekstit të luftës së UÇK-së.

Behrami ka thënë se trupi gjykues “u mundua ta shkëputë UÇK-në nga populli” dhe nga përpjekjet për pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, në këtë proces u tentua gjithashtu të relativizohen krimet e Serbisë në Kosovë, përfshirë mbi 400 masakra dhe spastrimin etnik të mbi një milion shqiptarëve.

“U mundua ta shkëputë UÇK-në nga koordinimi me NATO-n dhe Amerikën”, ka shkruar Behrami.

Ai ka shtuar se “paneli u mundua të shkëputë atë që nuk shkëputet”.

Në reagimin e tij, Behrami ka bërë edhe një vlerësim më të gjerë për rolin e Perëndimit në trajtimin e historisë së luftës së Kosovës.

“Dhe Perëndimi u mundua të ndryshojë historinë. Perëndimi i shekullit XXI duke u munduar të ndryshojë historinë e Perëndimit të shekullit XX”, ka deklaruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard…