Tahiri: Kosova është ndryshe pas vendimit të Hagës, këtë ndryshim nuk e pranojmë

17 shtator 2026 | 12:50

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tahiri ka deklaruar se pas vendimit të Hagës, sipas tij, “Kosova është ndryshe”, duke shtuar se një ndryshim i tillë nuk mund të pranohet nga populli i Kosovës.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk do të qëndrojë pasive, por do të ndërmarrë hapat që i konsideron të nevojshëm për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së.

“Po, në radhë të parë duhet të them që sot Kosova është ndryshe. Dhe këtë ndryshim populli i Kosovës nuk mund ta pranojë. Ne, normalisht, konform kërkesës së popullit të Kosovës, do të shkojmë edhe si Partia Demokratike e Kosovës. Nuk duam të rrimë duarkryq dhe do t’i marrim të gjitha hapat e nevojshëm që të sjellim vetëm drejtësi”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, aktgjykimi përbën, siç e cilësoi ai, “një padrejtësi të madhe” ndaj popullit dhe shoqërisë së Kosovës.

“Pra, kjo ka qenë një padrejtësi e madhe për popullin tonë, për vendin tonë, për shoqërinë tonë, e cila është e papranueshme. Prandaj edhe njëherë po them, tashmë Kosova është ndryshe dhe këtë ndryshim nuk e pranojmë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i semestrit dhe i jetës studentore zakonisht duket perfekt,…