Dënimi i Thaçit, Tahiri: Trimëria jote dhe e liderëve tjerë të UÇK-së sollën pavarësinë
17 shtator 2026
| 11:31
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dënimit të Gjykatës Speciales ndaj krerëve të UÇK-së.
Duke e postuar një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, ajo ka vlerësuar se trimëria e tij dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së sollën lirinë dhe pavarësinë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nuk ka gjykatë që ndryshon historinë e lavdishme të shtetit të Kosovës.
“Idealet kombëtare nuk mund të arrestohen, patriotizmi dhe trimëria yte dhe liderëve tjerë të UÇK-së sollën pavarësinë. Asnjë gjykatë dhe asgjë nuk e ndryshon historinë tonë të lavdishme të krijimit të shtetit të Kosovës dhe mposhtjen e armikut serb – padrejtësinë ndaj juve do ta kundërshtojmë deri në pafajësi..”, ka shkruar ajo.



