Haradinaj kritikon Gërvallën për mosreagimin ndaj verdiktit të Speciales

17 shtator 2026 | 13:36

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haradinaj, në emisionin “Kosova Today”, është shprehur se mungesa e një reagimi institucional vjen, sipas tij, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shteti.

Ai ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se ajo kishte ardhur në pushtet me premtimin se do ta ndërtonte shtetin. Ndërkaq, ka akuzuar edhe opozitën se po merret me interesat e veta.

“Sepse s’kemi shtet, o vëlla. Këta kanë ndërtu shtet, janë tu ndërtu shtet për vete, për dajën, për hallën, për babën, për tezet. Kanë ardhë në pushtet se pikërisht këto s’do t’i bëjnë. E e vërteta ma e keqe dhe ma e hidhur është opozita. Edhe këta nuk janë ka lodhen, veç po i kqyrin interesat e veta”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukrije Rama Një vendim mund të mbyllet me goditjen e…