“Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, ‘fëmijët e lirisë’”

18 shtator 2026 | 18:39

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar në lidhje me protestat që po mbahen në Kosovë pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Çitaku tha se më e bukura e kësaj revolte është se po i prijnë të rintë, fëmijët e lirisë.

“Fëmijët e lirisë.Fëmijë të rritur me dinjitetin që ta jep liria dhe shteti. Me ëndrra të mëdha e të bukura. Fëmijë që sot janë bërë të rritur dhe që nuk pranojnë që historia e këtij vendi të nëpërkëmbet.Fëmijë pa ngarkesa ideologjike e partiake. Nuk dalin për parti. Dalin për UÇK-në. Dalin për liri.Fëmijët e lirisë, të pakontaminuar nga rrëfimet e fabrikuara për UÇK-në” shkruan Çitaku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i dërguari i SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill, ka dalë…