Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë
Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka deklaruar në “Rubikon” në Klan Kosova se vendimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë ka qenë tërësisht i ndikuar politikisht dhe i paracaktuar që më herët.
Sipas Prosperit, trupi gjykues ka injoruar prova kyçe kredibile, përfshirë raportet e inteligjencës së NATO-s dhe një letër të Departamentit Amerikan të Shtetit të majit 1999, të cilat dëshmonin se UÇK-ja nuk kishte vijë komanduese e kontrolli dhe se Thaçi me të tjerët nuk kishin mundësi t’u jepnin udhëzime njerëzve në terren.
Ne kishim informata të besueshme, kredibile, nga i gjithë aparati i inteligjencës së NATO-s, të shteteve anëtare të NATO-s dhe të vendeve të tjera, që e kishin bërë të qartë që nuk ka organizim, komandë dhe kontroll të UÇK-së. E kishin bërë të qartë që Presidenti Thaçi e të tjerët nuk ishin përgjegjës, pra nuk kishin mundësi për t’u dhënë udhëzime njerëzve në terren.”, ka thënë avokati i Thaçit
Duke argumentuar anshmërinë e procesit, Prosper theksoi se mbrojtja ka dërguar 44 ankesa në Apel dhe nuk ka fituar asnjë, ndërsa prokuroria i fitoi të gjitha. Ai u shpreh se gjyqtarët silleshin si prokurorë.



