Mijëra qytetarë në protestë, Përparim Rama mes protestuesve për drejtuesit e UÇK-së

21 shtator 2026 | 21:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar protestës në kërkim të drejtësisë për drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Rama është parë në mesin e protestuesve, pranë Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Nata e gjashtë e protestës ka mbushur sërish Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mijëra qytetarë edhe këtë natë kanë zënë hapësirën para Qeverisë së Kosovës, me kërkesë për drejtësi për drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Gjykata Speciale i dënoi në shkallën e parë me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-drejtuesit e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Fjalën e parë në protestë e ka marrë ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti.

Ajo e nisi fjalimin me betimin e ushtarit të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në…