Arrestohet Vlora Hyseni, ndalohet në Vërmicë
22 shtator 2026
| 19:55
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar pak momente më parë në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të Kanal10.
Sipas këtyre burimeve, Hyseni ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Vërmicë, ku edhe është ndaluar.
Me herët, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se e ka liruar nga detyra shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, disa orë pasi u bë publik lajmi se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ajo të pezullohet nga detyra dhe të vendoset në arrest shtëpiak.



