Dr. Feri Arif Dautaj, nga trashëgimia e sakrificës te dija, shkenca dhe mjekësia
Ka arritje profesionale që maten me një titull të fituar dhe ka të tjera që marrin kuptim edhe përtej tij. Tituj që nuk i jep Universiteti por sakrifica për atdhe.
Përfundimi i specializimit në Gjinekologji dhe Obstetrikë nga Dr. Feri Arif Dautaj i përket pikërisht kësaj kategorie, pra, një arritje e ndërtuar mbi vite studimi, përgatitjeje profesionale dhe pune të vazhdueshme, por, që lidhet natyrshëm edhe me një histori familjare të mbështetur në arsim, sakrificë për liri dhe qëndresë.
Në këtë rrugëtim, suksesi i saj profesional nuk paraqitet thjesht si një etapë e përfunduar akademike. Ai është rezultat i një procesi në të cilin formimi universitar, specializimi mjekësor dhe kërkesa për përgatitje të vazhdueshme profesionale bashkohen në një profesion me përgjegjësi të jashtëzakonshme njerëzore.
Gjinekologjia dhe Obstetrika është një nga fushat e mjekësisë ku njohuritë shkencore dhe përgjegjësia klinike kërkojnë një ekuilibër të veçantë.

Përballë mjekut nuk qëndron vetëm një diagnozë apo një procedurë mjekësore, por shëndeti i gruas, kujdesi gjatë shtatzënisë dhe lindjes, si dhe përgjegjësia për dy jetë në momente veçanërisht të ndjeshme.
Pikërisht për këtë arsye, përfundimi i një specializimi të tillë përfaqëson një etapë të rëndësishme në formimin e një profesionisti të mjekësisë. Ai kërkon disiplinë akademike, përvojë praktike, përditësim të vazhdueshëm me zhvillimet e shkencës mjekësore dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi profesionale.
Rasti i Dr. Dautaj, merr një kuptim të veçantë edhe për shkak të vlerave familjare – si fëmij dëshmori. Pas një brezi që ka njohur sakrificën për liri dhe ndërtimin e shtetit, brezi i saj po e ndërton të ardhmën përmes dijes, profesionit dhe specializimit shkencor.
Kjo është një nga mënyrat më domethënëse se si një trashëgimi familjare mund të vazhdojë të jetojë, jo vetëm përmes kujtesës të së kaluarës, por përmes investimit në arsim dhe krijimit të vlerave të reja.
Edhe vetë mundësia që ky formim profesional të arrihet në Universitetin e Prishtinës, në gjuhën shqipe, përfaqëson një arritje të sistemit arsimor, që i dedikohet pikërisht sakrificës për liri.

Nga përpjekjet e brezit të lirisë për ta fituar të drejtën e arsimimit në gjuhën shqipe, deri te profesionistët që sot avancojnë në fusha të specializuara të shkencës dhe mjekësisë, ekziston një vazhdimësi që meriton të vlerësohet.
Në këtë kuptim, suksesi i Dr. Feri Arif Dautajt është njëherësh arritje personale, krenari familjare dhe vlerë profesionale për Deçanin, Dukagjinin dhe Kosovën.
Por mbi çdo simbolikë që mund t’i jepet kësaj arritjeje, mbetet thelbi i saj është një specialiste e gjinekologjisë e obstetrikës që i bashkohet profesionistëve të shëndetësisë me përgjegjësinë për të vënë dijen në shërbim të pacientit dhe të jetës.
Për familjen Dautaj, kjo arritje është një moment krenarie. Për Dr. Feri Arif Dautajn, është një vazhdim tutje drejt zhvillimit të mëtejshëm profesional, akademik dhe shkencor.
Urimi për Dr. Feri Arif Dautajt përbën mbështetje për këtë arritje të rëndësishme.
Ky specializim është jo vetëm përmbyllje e një etape të suksesshme, por edhe fillimi i një kapitulli edhe më të pasur në mjekësi, shkencë dhe shërbim ndaj njerëzve. /Epoka e re/



