Mbushet sheshi “Skënderbe” edhe në natën e shtatë të protestës, kundër vendimit të Hagës
22 shtator 2026
| 21:05
Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët të shumtë janëmbledhur sonte për natën e shtatë të protestave në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta po zhvillohet në qendër të Prishtinës, me qytetarë që po vazhdojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Edhe sonte, protestuesit po mbajnë pankarta dhe po bëjnë thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa në shesh po vazhdon grumbullimi i qytetarëve.
Protestat kanë nisur pas shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator dhe po vazhdojnë për të shtatën natë radhazi në Prishtinë.




