OVL-UÇK-ja apel për protesta të qeta dhe dinjitoze
22 shtator 2026
| 20:37
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në protesta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe respektimit të rendit kushtetues.
Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Sopi ka thënë se organizata vazhdimisht i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestave për të shprehur kërkesën për liri.
Megjithatë, ai ka theksuar se kërkesa dhe apeli i tyre është që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, pa shkaktuar dëme materiale dhe pa cenuar rendin kushtetues të vendit.



