Rama shkarkon Vlora Hysenin
22 shtator 2026
| 16:10
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nga Nju-Jorku se ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit (ShISh), Vlora Hyseni.
Rama ka bërë me dije se pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë, do të zgjedhin drejtuesin e ri të institucionit të inteligjencës.
Njoftimi për shkarkimin e Hysenit është bërë nga Rama gjatë qëndrimit të tij në Nju-Jork.



