KQZ mban mbledhje, në rend dite miratimi i dy dokumenteve nga zgjedhjet parlamentare

24 shtator 2026 | 09:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban sot mbledhjen e 88-të për vitin 2026.

Mbledhja është paraparë të nisë në orën 11:00, në zyrat e KQZ-së në Prishtinë, ndërsa në rend dite janë disa çështje që lidhen me proceset zgjedhore dhe punën e institucionit.

Sipas rendit të ditës, KQZ-ja do të njoftohet për raportin nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet dhe miratohet analiza e votave me asistencë për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 7 qershorit 2026.

Në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i analizës së moshës dhe gjinisë për kandidatët dhe vëzhguesit e subjekteve politike në zgjedhjet e vitit 2025.

KQZ-ja pritet gjithashtu të shqyrtojë dhe miratojë agjendën punuese “Mësimet e nxëna nga Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 7 qershor 2026”, në bashkëpunim me ZEKQZ-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës nis sonte (e enjte) një tjetër aventurë…