Ambasadori i ri amerikan arrin në Shqipëri, nesër dorëzon letrat kredenciale te presidenti Begaj

25 shtator 2026 | 15:12

Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt, ka ardhur në Shqipëri, ku pritet që nesër (e shtunë) të dorëzojë letrat kredenciale në një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj.

Eric Wendt është gjenerallejtënant amerikan në pension, me një profil kryesisht ushtarak dhe të sigurisë. Ai ka shërbyer për më shumë se 34 vjet në ushtri, ka komanduar forcat e operacioneve speciale të NATO-s, përfshirë trupa shqiptare, dhe ka punuar me ushtarë shqiptarë edhe në Afganistan. Pas daljes në pension, ka dhënë mësim për komandimin dhe udhëheqjen në Naval Postgraduate School.

Gjatë seancës në Senat, në muajin maj, ai ka renditur si përparësi të misionit të tij në Shqipëri luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës; bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri kibernetike; si dhe trajtimin e drejtë dhe transparent të investitorëve amerikanë në sektorë si energjia, infrastruktura, minierat dhe inteligjenca artificiale. /Shqiptarja.com

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për ministren e…