Shaqir Totaj flet për Donika Gërvallën, ka një mesazh për të

25 shtator 2026 | 15:09

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Totaj, në emisionin “Kosova Live” në “T7”, ka thënë se nuk dëshiron të rikthehet te veprimet dhe deklarimet e mëhershme të Gërvallës, por ka theksuar se pret që Ministria e Drejtësisë të deklarohet për mënyrën se si do të veprojë nga tani e tutje.

Sipas tij, kjo çështje është e nivelit kombëtar dhe shtetëror dhe nuk duhet të lihet anash.

“Do të ishte mirë dhe e arsyeshme që Ministria e Drejtësisë të deklarohet dhe të tregojë se si do të sillet nga tash e tutje, sepse kjo çështje është e nivelit kombëtar, shtetëror”, ka thënë Totaj.

Deklaratat e tij kanë ardhur në ditën kur në Prizren është paralajmëruar protestë në mbështetje të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka…