Deschamps refuzon Turqinë, francezi nuk nxiton të rikthehet në stol

25 shtator 2026 | 14:49

Didier Deschamps ka marrë një ofertë për të marrë drejtimin e kombëtares së Turqisë, por trajneri francez ka vendosur ta refuzojë propozimin.

Sipas “Le Figaro”, Federata Turke ka kontaktuar ish-përzgjedhësin e Francës pas përfundimit të Botërorit 2026, por Deschamps, së bashku me agjentin e tij, Jean-Pierre Bernès, e kanë refuzuar ofertën.

Deschamps, i cili është larguar nga Franca pas 14 vitesh në krye të kombëtares, dëshiron të marrë kohën e nevojshme para se të vendosë për aventurën e ardhshme. Ai mbetet i hapur për mundësi të ndryshme, qoftë në një klub evropian, në Gjirin Persik apo në drejtimin e një tjetër kombëtareje.

Ndërkohë, Franca tashmë ka nisur një epokë të re me Zinedine Zidane në stol, pas përfundimit të ciklit të gjatë të Deschamps.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona ka kaluar zyrtarisht Real Madridin dhe është bërë skuadra…