Kosova nis përgatitjet për Austrinë

25 shtator 2026 | 14:55

Pas fitores së mbrëmshme 1:0 ndaj Irlandës, Kombëtarja e Kosovës nuk ka pasur shumë kohë për festë. Dardanët i janë rikthyer menjëherë përgatitjeve, pasi tashmë në horizont është sfida e radhës, ajo ndaj Austrisë, favoritit të grupit.

Në stërvitjen e zhvilluar sot, përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion 16 futbollistë. Ndërkohë, lojtarët që e kanë nisur ndeshjen ndaj Irlandës nga minuta e parë kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese në hotel, me qëllim rikuperimin pas angazhimit të madh në sfidën e së enjtes.

Atmosfera në kampin dardan vazhdon të jetë pozitive. Fitorja dhe tri pikët e marra në start kanë rritur edhe më shumë motivimin në skuadër, por tashmë vëmendja është kthyer tërësisht te ndeshja e radhës.

Austria është kundërshtari i radhës për Kosovën, në një sfidë që do të zhvillohet të dielën në Vjenë. Për Dardanët, ky do të jetë një tjetër test i rëndësishëm në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Pas një nate të madhe në “Fadil Vokrri”, Kosova tashmë synon të vazhdojë me të njëjtën energji edhe në transfertën austriake.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një standard prej 200 metrash ishte hallka që çoi në…