Organizatori i protestave: Sonte merrni çadra me vete, shiu nuk e shuan zërin tonë
25 shtator 2026
| 12:15
Çlirim Haziri, njëri nga organizatorët e protestave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë thirrje që protestuesit sonte të marrin me vete çadra për shkak të reshjeve të mundshme të shiut.
Haziri ka njoftuar se gjatë kohës së protestës mund të ketë reshje shiu, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos mungojnë.
Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se reshjet nuk do ta ndalin protestën.
“SONTE KA SHI. Merreni një çadër me vete dhe ejani. Sepse shiu mund ta lagë sheshin, por nuk e shuan zërin tonë”, ka shkruar Haziri.



